Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:20 - 26 Qershor, 2026

schedule 07:20 - 26 Qershor, 2026

Ditën e Premte kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët deri në mesditë dhe shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në pjesën më të madhe të territorit, prezente deri pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare e lokalisht Ultësirën Perëndimore). Përgjatë relieveve malore në lindje dhe jug në periudha afatshkurtra shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin pas orëve të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!