Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet kërkesa e PD për mocion/ Balla: Nuk pranojmë Sali Berishën si përfaqësues të protestuesve

schedule11:38 - 25 Qershor, 2026

schedule 11:38 - 25 Qershor, 2026

Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat është rrëzuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se nuk e pranon Partinë Demokratike, Sali Berishën si përfaqësues të protestuesve.

Sipas tij, Partia Demokratike nuk mund të pretendojë se përfaqëson protestën, pasi kërkesat e saj ndryshojnë nga ato të qytetarëve që kanë dalë në protestë.



“I kam pyetur përfaqësues të opozitës me çfarë mandati keni ardhur si përfaqësues të protestës. I kam bërë me dije se janë aq të paaftë saqë kanë transformuar edhe kërkesat e protestuesve saqë janë bërë publike pavarësisht se nga kush, një përfaqësues në lidhje me Iranin., Por t’i merrje kërkesat e opozitës, ishte të ndryshme, kishte sjellë katër halle të veta, vetëm pika e dorëheqjes ishte e njëjtë. Në këtë këndvështrim, ia kem i bërë të qartë se nuk e njohim partinë e Sali Berishës si parti përfaqësuese të protestës…Meqenëse kanë pasdite radhën për të folur, t’i përgjigjen edhe kësaj çështje, a kanë mandat partia e Berishës, t’i përfaqësojë. Mënyra se si ishte formuluar kërkesa, ishte që partia e Sali Berishës vinte në Kuvend për të kërkuar në emër të protestuesve 1,2,3,4,5 pika. I kam thënë ju keni marrë përisp137r të sillni në Kuvend kërkesën e protestuesve sipas jush, që u paskan mandatuar ju. Nuk kërkohet me mocion me debat, por mocion mosbesimi. Duhen 28 firma për të mbledhur, aq i kanë dhe sillni kërkesën për mocion mosbesimi”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!