Momentin më të madh me fanelën me kuadrata e pati 8 vjet më parë. Luka Modriç arriti atëherë finalen e Kupës së Botës, në Rusi në 2018, dhe doli i humbur nga fusha e stadiumit “Luzhniki” të Moskës pas disfatës me Francën.
Për kapitenin e një vendi të vogël ballkanas, me 4 milionë banorë apo edhe më pak, suksesi ishte i bujshëm duke lënë pas legjendat e vjetra të 1998-ës si Boban, Shuket, Prosineçki me shokë që dolën në vend të tretë në Botërorin francez.
Sot, ky Luka Modriç arriti 200 ndeshje me kombëtaren, e ndoshta është në ato që quhen “metrat” e fundit.
“Guri kilometrik”, siç mund ta quajmë, apo shifra jubilare, qëlloi të mbërrihej në duelin e dytë në grup, atë që Kroacia e fitoi 1-0 ndaj Panamasë, në Toronto në prani të mbi 43 000 spektatorëve.
Pra, ishte jubilar I kremtuar siç duhet, dhe Modriç është për momentin I katërti futbollist për të gjitha kohët për numrin e ndeshjeve me ekipin përfaqësues.
Në vend të parë mbetet I paarritshmi Kristiano Ronaldo, që është gjithashtu në Botëror me 230 paraqitje, i dyti është Bader Al Mutaua I Kuvajtit me 202, e që do të mbetet prapa, ndërsa Mesi ka 201 e Modriç 200.
Mesfushori 40-vjeçar kroat, njëri nga lojtarët me më shumë trofe në histori, është pra në shoqëri me legjendat./abcnews.al



