Senati Amerikan i kontrolluar nga republikanët ka miratuar një rezolute që kërkon që Presidenti Donald Trump të ndalojë luftën në Iran ose të kërkojë miratimin e Kongresit përpara se të vazhdojë veprimet ushtarake.
Por rezoluta është kryesisht simbolike sepse, edhe pasi të kalojë në të dyja dhomat e Kongresit, ajo nuk do t’i dërgohet kreut te zyrës ovale për shqyrtim dhe nuk ka fuqinë e ligjit.
Një grusht republikanësh iu bashkuan demokratëve në votimin e së martës që doli 50-48. E njëjta masë u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në fillim të këtij muaji.
Kjo erdhi ndërsa republikanët në Kongres kanë shprehur skepticizëm në lidhje me një plan paqeje që Trump ra dakord me Iranin, dhe konflikti jopopullor i afrohet muajit të tij të pestë.
Trump e kritikoi rezolutën të martën në mbrëmje, duke e quajtur atë të pakuptimtë.
Votimi shënon herën e parë që të dy dhomat e Kongresit kanë miratuar një rezolutë që udhëzon një president të ndërpresë një veprim ushtarak që nga miratimi i Rezolutës së Fuqive të Luftës të vitit 1973.
Një rezolutë e njëkohshme shpreh ndjenjën ose vullnetin e Kongresit, në krahasim me format e tjera të legjislacionit që i shkojnë presidentit për t’u nënshkruar si ligj. Në vitin 2019, Trump vuri veton ndaj një rezolute të përbashkët që bënte thirrje për largimin e forcave të armatosura nga përplasjet në luftën civile të Jemenit.
Miratimi i rezolutës së njëkohshme është i rëndësishëm sepse shton presionin mbi Shtëpinë e Bardhë për t’i dhënë fund luftës së Iranit, e cila është e papëlqyeshme për publikun pas rritjes së çmimeve të karburanteve.
E njëjta masë u miratua më parë këtë muaj nga Dhoma e Përfaqësuesve ku katër republikanë iu bashkuan çdo demokrati për ta miratuar atë me një votim 215-208.



