Për një javë me radhë kishte duruar kritikat dhe duket se mezi kishte pritur të merrte revanshin e tij. Cristiano Ronaldo shfrytëzoi paraqitjen e shkëlqyer personale, golat dhe rekordet e vendosur në ndeshjen e dytë të “Botërorit 2026”, ku ndihmoi Portugalinë të fitonte 5-0 ndaj Uzbekistanit, për t’iu përgjigjur, madje me prepotencë kritikëve të tij.
Në fillim, CR7 refuzoi t’I përgjigjej pyetjes së një gazetari në lidhje me Lionel Messi.
Më pas sulmuesi 41 vjeçar u çlirua nga dëshëria e madhe për të kundërsulmuar kritikuesit e tij më të mëdhenj.
“Disa menduan duhet të dilja në pension. Por ja ku jam sepse besoj në punën time. Zhurma nga jashtë është gjithmonë e tillë, por ne nuk mund ta kontrollojmë atë. Ne ecim përpara dhe jemi të bashkuar”, tha ai.
Në sfidën kundër Uzbekistanit, Ronaldo i shtoi karrierës së tij dy primatë të tjerë.
“Është gjithmonë mirë të thyesh rekorde, por qëllimi im është të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat e tij. Në këtë fazë, qëllimi ishte të avancojmë; me katër pikë, mendoj se e kemi arritur tashmë këtë”, u shpreh ai.
Cristiano Ronaldo hyri në histori si i vetmi futbollist që shënon në gjashtë Kupa Bote dhe si shënuesi më i mirë portugez në historinë e Botërorëve./abcnews.al



