Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria në luftë digjitale”, Rama-deputetëve: Takime me qytetarët, aktivë në terren dhe rrjete sociale!

schedule09:56 - 24 Qershor, 2026

schedule 09:56 - 24 Qershor, 2026

“Jemi në luftë digjitale”. Ky ishte mesazhi i kryeministrit Edi Rama në një mbledhje me drejtuesit politikë socialistë të 12 qarqeve në të gjithë Shqipërinë.

Një mbledhje kjo e thirrur vetëm 4 ditë pas grupit të zgjeruar të PS-së, për të adresuar sërish protestat në bulevard dhe kundërshtimet ndaj investimit në Zvërnec e Sazan.

Në 1 orë mbledhje me dyer të mbyllura në PS, Rama u kërkoi drejtuesve politikë të angazhohen në dy fronte.



E para, çdo deputet të jetë më shumë aktiv në rrjetet sociale.

E dyta, deputetët duhet të jenë aktivë në terren. Të takojnë qytetarët, të dëgjojnë shqetësimet e tyre dhe po ashtu të mbajnë hapur zyrat e deputetëve në qarqe për të dëgjuar çdo qytetar që ka kërkesa apo ankesa.

Edhe ky takim i kryeministrit Edi Rama erdhi në një moment kur PS po adreson kundërshtimet ndaj investimeve në Zvërnec e Sazan, të cilat që në krye të herës Rama i ka konsideruar një luftë hibride online, nxitur kryesisht si histeri ndaj Donald Trump dhe dhëndrit të tij, Xhared Kushner, dezinformim nga shtete armiqësore si Irani apo shtete konkurrente, apo dhe aktorë e kundërshtarë politikë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!