Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbappe, “shi golash”/ Tahiri: Lojtarët francezë luajnë njësoj. Mërgjyshi: Norvegjia do jetë një test për Francën

schedule20:28 - 23 Qershor, 2026

schedule 20:28 - 23 Qershor, 2026

Franca mundi 3-0 Irakun dhe u kualifikua në raundin e dytë, në një ndeshje të grupit I që nuk pati histori përveçse u bë e para në të gjitha kohët e Botërorëve që u ndërpre për shkak të motit.

Ndërkaq, Norvegjia mundi 3-2 Senegalin, duke prerë edhe ajo biletën e kualifikimit.

Në emisionin “Futboll jo Soccer” në ABC News, trajneri Ermal Tahiri u shpreh se lojtarët francezë luajnë njësoj dhe se Iraku bëri rezistencë në pjesën e parë.



Ndërsa trajneri Artan Mërgjyshi deklaroi se në ndeshjen e tretë të grupit, Norvegjia do jetë një test për Francën.

Ermal Tahiri: Lojtarët francezë, ata të gjithë janë njësoj. Ajo që është kryesore, në pjesën e parë, Iraku bëri pak rezistencë. Në kundërsulm, edhe Iraku i bë i rrezikshëm disa herë. Një test i vogël është Norvegjia.

Artan Mërgjyshi: Një test do jetë edhe me Norvegjinë. Norvegjia është skuadër që jep spektakël. Kanë kualitet, kanë shumë cilësi. Lojtari më në formë i Francës është Rabiot. Ndryshojnë ndeshjen me eleminim, nga ato në grup. Edhe Senegali ishte skuadër e mirë, edhe pse në dy ndeshjet e para nuk mori pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!