Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Burnham, figura e re e laburistëve/ Pasuesi i Starmer pritet të sjellë një frymë të re politike

schedule15:32 - 23 Qershor, 2026

schedule 15:32 - 23 Qershor, 2026

Ai mund të bëhet numri një i Britanisë së Madhe shumë shpejt, duke marrë në dorë timonin e një vendi që në dekadën e fundit ka ndërruar 7 kryeministra.

Andy Burnham, ylli i ri i laburistëve pritet të pasojë Keir Starmer në krye të partisë dhe në Downing Street në mes të asaj që është bërë kriza më e fundit politike e ishullit.

Politikani 56-vjeçar e paraqet veten si një njeri i thjeshtë verior i sjellshëm që preferon bluzat më shumë se kostumin dhe kravatën dhe e kalon kohën e lirë duke luajtur futboll ose duke luajtur muzikë të viteve 1990.



Ai është gjithashtu një politikan me përvojë, karriera e të cilit e ka çuar nga pozicione të larta qeveritare në krye të bashkisë së Mançesterit të Madh dhe tani në prag të zyrës së kryeministrit.

Burnham lindi dhe u rrit në një zonë të Anglisë veriperëndimore midis Liverpulit dhe Mançesterit, djali i një inxhinieri dhe një recepsionisteje.

Ai iu bashkua Partisë Laburiste si adoleshent, ndoqi Universitetin e Kembrixhit dhe u zgjodh për herë të parë në Parlament në vitin 2001.

Burnham kandidoi dy herë për udhëheqjen e Partisë Laburiste, në vitin 2010 dhe 2015, dhe humbi keq secilën herë.

Shumë e cilësojnë si “Mbreti I Veriut”, një emër I frymësuar nga seriali “Game of Thronës”,  si për mbështetjen e tij për rajonin e tij të lindjes, ashtu edhe për ambicien e tij politike.

Ai e fitoi këtë nofkë gjatë pandemisë COVID-19, kur kritikoi ashpër Kryeministrin Konservator Boris Johnson për atë që ai e quajti një qasje të përqendruar në Londër ndaj krizës.

Burnham ka udhëhequr rajonin e Mançesterit të Madh që nga viti 2017, duke mbikëqyrur rigjenerimin e shpejtë të qytetit ku u farkëtua Revolucioni Industrial.

Ylli I ri laburist perceptohet të jetë në të majtën politike të Starmer dhe njihet si një nga komunikuesit më të mirë të partisë.

Burnham është zotuar të përsërisë në shkallë kombëtare markën e tij dalluese të “Mançesterizmit” – një politikë që, siç i pëlqen të thotë ai, i vendos njerëzit dhe vendin para partisë dhe përqendrohet në rajonet e injoruara nga qeveritë në Londër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!