TIRANË- Nis në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion procesi i radhës për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë marrë pesë persona, mes të cilëve ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Ylli Pango, Tetis Lubonja, Altin Ceni e Paro Laçi, janë katër dëshmitarët, që do të paraqiten sot përpara togave të zeza, të thirrur nga organi i akuzës.
Sipas SPAK, ish-ministri i Sporteve Ylli Pango ndryshoi “Ligjin për Sportet”, duke i hapur rrugë ndërtimit të 19 kullave në ish-kompleksin Partizanit. Pango është ish-ministri i dytë që dëshmon në këtë proces, pas Genc Rulit.
Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave për aferën e kompleksit “Partizani”.



