Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke komentuar zhvillimet e fundit pas një proteste dhe deklaratat që kanë qarkulluar në lidhje me organizimin e saj.
Në reagimin e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe një foto me një mbishkrim ku pretendohet se “organizatori” i protestës ka deklaruar se në turmë kishte grupe serbe dhe greke të infiltruar, të cilat sipas tij do të identifikohen me emra.
Duke ironizuar situatën, Rama shkruan: “Ouuu….. Po ky vetë? Avash avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme.”
Rama për protestën: “Flamingot” do të habiten se ‘si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme’
schedule22:29 - 21 Qershor, 2026
schedule 22:29 - 21 Qershor, 2026

