Ministri i Jashtëm i Gjermani, Johann Wadephul, ka shprehur kundërshtimin ndaj çdo përpjekjeje për vendosjen e një takse për kalimin në Ngushtica e Hormuzit, duke theksuar se kjo rrugë ujore duhet të mbetet e hapur dhe e lundrueshme sipas ligjit ndërkombëtar detar.
Duke folur në një forum publik në Ministrinë e Jashtme në Berlin, Wadephul iu referua diskutimeve që po zhvillohen për t’i dhënë fund tensioneve dhe konfliktit mes Shtetet e Bashkuara, Izrael dhe Iran, pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me mundësinë e vendosjes së tarifave për anijet që kalojnë në këtë korridor strategjik.
Sipas Wadephul, memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet SHBA-së dhe Iranit përmban formulime të paqarta sa i përket garantimit të plotë të kalimit të lirë në Ngushticën e Hormuzit.
“Qeveria gjermane do t’i kushtojë rëndësi të veçantë lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe do ta marrë këtë çështje parasysh në çdo vendim lidhur me heqjen e mundshme të sanksioneve ndaj Iranit”, deklaroi ai.
Kreu i diplomacisë gjermane shtoi se një zgjidhje që garanton lëvizjen e lirë të anijeve në këtë rrugë detare do të kishte ndikim pozitiv edhe në tregjet globale të energjisë.
“Nëse kjo ndodh, besoj se çmimi i naftës mund të normalizohet relativisht shpejt”, tha Wadephul, duke nënvizuar rëndësinë e stabilitetit në një nga korridoret më të rëndësishme për furnizimin botëror me naftë.
/abcnews.al/



