Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

schedule15:31 - 21 Qershor, 2026

schedule 15:31 - 21 Qershor, 2026

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues në Sarandë dhe ka ndëshkuar poseduesin e tij me masë administrative në vlerën totale prej 530.000 lekësh të rinj, pas konstatimit të disa shkeljeve të rregullave të lundrimit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve dhe patrullimeve përgjatë vijës bregdetare, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues që kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë në zonën ku po laheshin pushuesit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se mjeti nuk ishte regjistruar brenda afateve të përcaktuara nga ligji dhe se në bord mungonte dokumentacioni i detyrueshëm për lundrim.



Pas përfundimit të procedurave administrative, mjeti u shoqërua dhe u bllokua në portin e Sarandës, ndërsa ndaj poseduesit u vendosën masa administrative në vlerën totale 530.000 lekë, në përputhje me shkeljet e konstatuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!