Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Fushë Krujë–Laç.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë, me të cilën po udhëtonte Gjin Kola, banor i zonës.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën në vendngjarje, për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, një i ri 24-vjeçar, është shoqëruar në komisariatin e policisë, ku po kryhen veprimet procedurale dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al



