Policia e Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore ka goditur dy raste të tentativës për futjen kontrabandë të cigareve në Shqipëri.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë një 34 vjeçar, pasi në automjetin e tij u gjetën 548 steka cigare pa pullë fiskale dhe pa dokumentacion shoqërues. Në kontrollin e ushtruar në banesën e tij, policia sekuestroi edhe një armë zjarri automatike AK-47.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në një traget, u zbuluan dhe u sekuestruan 250 steka cigare të fshehura në ambientet e hotelerisë. Për këtë rast u procedua penalisht përgjegjësi i hotelerisë së tragetit,
Në total, policia sekuestroi 798 steka cigare, një armë zjarri, një automjet dhe dy telefona celularë.



