Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sheshi i protestës, studio për të ushqyer algoritmin”, Rama: Shekulli i 21 po prodhon proletariatin e algoritmit

schedule11:51 - 20 Qershor, 2026

schedule 11:51 - 20 Qershor, 2026

Kryeministri Rama deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se politika dhe demokracia po përballen me një sfidë të re të krijuar nga epoka e algoritmeve dhe rrjeteve sociale, ku, sipas tij, protestat nuk zhvillohen më në sheshe, por në hapësirën digjitale.

Rama tha se protestat e sotme kanë nevojë për një “shesh” tjetër, të ndërtuar për algoritmin, duke e cilësuar studion televizive si vendin ku prodhohet përmbajtja që ushqen platformat digjitale.

Ai argumentoi se politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, ndërsa algoritmi, sipas tij, favorizon emocione të forta, zemërimin dhe vëmendjen e menjëhershme.



“ Sot protestat nuk zhvillohen në shesh, por kanë nevojë për një shesh të një llojit që proteston në algoritëm. Sheshi është studioja televizive e algoritmit, është vendi ku filmohet për ta ushqyer algoritmin. Janë ndërtuar për njerëz që votojnë, jo për platforma që modernizojnë algoritmin. Kjo është sfida e sotme.

Politika duhet të jetë në shërbim të njerëzve dhe algoritmi këtë e urren. Kam frikë se edhe unë që po flas, duke qenë prej vitesh shumë i tërhequr nga zhvillimet e asaj bote, nuk e kuptoj sa e madhe dhe monstruoze është kjo betejë.

Kush shkon e kërkon një like, një folloë e zemërim, është kundër fëmijëve të tij. Nëse shekulli i 20-të prodhoi shoqërinë e masmedias, shekulli i 21-të po prodhon klasën e re, proletariatin e algoritmit, që e bashkon vëmendja, jo puna; nuk e bashkon prodhimi, e bashkon shija e konsumimit të vetes dhe jetës; e bashkon iluzioni që sa më shumë të dukesh, aq më shumë autoritet ke.

Demokracia nuk e ka zëvendësuar me diçka tjetër. Demokracia sot po përballet me njeriun që mund të mos ketë ndërtuar kurrë asgjë, që nuk ka asnjë shkollë. Autoriteti është ai që mban më shumë përgjegjësi, por algoritmi nuk njeh përgjegjësi. Nuk pyet kush ka ndërtuar, pyet kush e ndaloi gishtin mbi ekran.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!