Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, gjatë një operacioni anti-drogë të zhvilluar në kryeqytet.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjatë operacionit është sekuestruar një sasi prej 1 kilogram e 680 gramë lëndë narkotike kokainë. Ky aksion është vijim i operacionit të koduar ‘Zonat’, të zhvilluar gjatë muajve maj dhe qershor, ku janë sekuestruar rreth 1.5 kilogramë kokainë dhe 1.1 kilogramë heroinë.
Policia njofton se nga veprimet hetimore dyshohet se 44-vjeçari, Sokol Kuçi furnizonte persona të tjerë me lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen e saj në doza, si dhe një pjesë të sasisë e shpërndante vetë.



