Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Probleme me tokat në disa bashki”, Avokati i Popullit raporton në Kuvend

schedule15:27 - 19 Qershor, 2026

schedule 15:27 - 19 Qershor, 2026

Nga Veriu, Tiranë e Jug, kudo probleme me regjistrimin, legalizimin dhe kompensimin e pronave. Avokati i Popullit, Endrit Shabani, raportoi në Kuvend mbi qytetet ku problemet me të drejtën e pronës janë më të theksuara.

“Drejtoritë Vendore të Kadastrës në Shkodër, Vlorë, Lezhë dhe Tirana Veri, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në Durrës, si dhe Bashkitë Sarandë, Tiranë e Vlorë janë ndër organet ku janë konstatuar problematikat më të theksuara, që prekin regjistrimin, legalizimin dhe kompensimin e pronës.” tha ai.

Gjithashtu, janë me mijëra vendime për kompensim të ish-pronarëve që ende janë të paregjistruara dhe kjo situatë është njësoj prej gati dy vitesh.



“Rreth 27.023 vendime për kompensimin e ish-pronarëve mbeten të paregjistruara, pa asnjë ndryshim nga viti 2024, ndërsa shtyrja e afateve deri në vitet 2027 dhe 2028 nuk u shoqërua me masa konkrete.” u shpreh Shabani.

Shifra shqetësuese Shabani raportoi edhe për gjendjen e të paraburgosurve.

“Shqipëria mban një rekord evropian shqetësues. Nga 5.029 personat në sistemin penitenciar, rreth 2.858, ose 56,8%, janë të paraburgosur pa një vendim të formës së prerë. Mesatarja evropiane është rreth 25 deri në 30%.” shtoi ai.

Në raportimin e tij për 2025, Avokati i Popullit u shpreh edhe për dosjet që presin kohë të gjatë shqyrtimi në gjykatat e vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!