Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shfuqizohet Bordi i Transparencës”/ Ibrahimaj: Por do të vazhdojmë të monitorojmë çmimet e karburanteve

schedule09:47 - 19 Qershor, 2026

schedule 09:47 - 19 Qershor, 2026

Këshilli i Ministrave miratoi përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve dhe ndërprerjen e funksionimit të Bordit të Transparencës.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh, se vendimi vjen pas stabilizimit të tregut dhe uljes së çmimeve të karburanteve.

“Pas disa muajsh me luhatje të rëndësishme të çmimeve të karburanteve, prej më shumë se dy javësh çmimet kanë ardhur duke u reduktuar dhe tregjet ndërkombëtare janë stabilizuar. Në këtë kontekst, u vlerësua se janë krijuar kushtet për përfundimin e funksionimit të Bordit të Transparencës”, deklaroi ajo.



Sipas ministres, situata gjeopolitike dhe tregu i hidrokarbureve kanë hyrë në një fazë stabiliteti, duke bërë të mundur rikthimin e funksionimit normal të tregut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!