Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjendet një trup i pajetë në Elbasan/ Dyshohet të jetë Eglant Koçi, Prokuroria nis verifikimet

schedule15:37 - 18 Qershor, 2026

schedule 15:37 - 18 Qershor, 2026

Policia ka arritur të gjejë një trup të pajetë në zonën mes Tiranës dhe Elbasanit. Ka qenë një dron i policisë gjatë kontrolleve të ushtruara ku është konstatuar trup i pajetë. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se trupi i pajetë mund të jetë i 34-vjeçarit Eglant Koçi.

34-vjeçari rezulton i zhdukur, që prej dy javësh. Armand Shakajm, dyshohet sipas policisë, qëe autor i vrasjes së Koçit, të jetë 41-vjeçari Armand Shakaj.

Pas denoncimit të familjarëve më 4 qershor, për zhdukjen e Eglant Koçit, 41-vjeçari u mor në pyetje nga policia dhe më pas u la i lirë, sjelljet e tij ranë në sy të hetuesve, çka ngritën dhe më pas dyshimet. Ai vazhdon të jetë në kërkim nga autoritete.



Me sekuestrimin e kamerave të sigurisë ka rezultuar se Koçi për herë të fundit është parë në lokalin e mikut të tij dhe nuk ka dalë më. I pranishëm në vendin e ngjarjes ka qenë dhe Enea Zyferi që punonte kamarier ky i fundit dyshohet të këtë ndihmuar autorin e krimit duke fikur dritat, edhe pse ai nuk ka pranon fajësinë në këtë ngjarje. Megjithatë në pamjet që janë administruar shikohet Shakaj duke tërhequr dhe futur në automjet 34-vjeçarin për ta larguar më pas.

Për të zhdukur gjurmët ai ka marrë motorin e Eglant Koçit dhe e ka dërguar në zonën e “5 Majit” më pas ai është kthyer në këmbë. Motori u gjend me 6 qershor dy ditë pas zhdukjes së 34-vjeçarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!