Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Largimi i “neomalësores” nga PS/ Muzhaqi: Çdo deputet ka përgjegjësi personale për vendimet

schedule13:34 - 18 Qershor, 2026

schedule 13:34 - 18 Qershor, 2026

Deputetja socialiste, Bora Muzhaqi thotë se largimi i Marjana Koçekut nga PS është vendim për të cilën ajo mban përgjegjësi personale.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Muzhaqi deklaroi se shpreson që Koçeku të tregojë arsyet se përse vendosi që të jetë deputete e pavarur.

“Mendoj se secili nga deputetët, duhet të mbajë përgjegjësi për veten e tij. Duhet të pyesni zonjën në fjalë. Ne do rezervojmë të drejtën për përgjigje, është kreu i grupit, për shkak të detyrës që ka merret drejtpërdrejt me deputetët. Nuk di t’iu them pse është shtyrë për të bërë këto deklarata. Unë kam pasur fatin apo mundësinë që të jem në të dyja tipet e listave të PS. Secili prej nesh e zgjedh vetë sesi do të angazhohet në një fushatë zgjedhore. Dikush para se të angazhohet në një parti, në rastin tim, bindja ime për parimet dhe standardet që PS ka, ka qenë e plotë.



Kushdo nga ne që ka punuar me qytetarët, e ka bërë sepse beson në vlerat e PS. Është vendim personal dhe do doja që kolegia të kishte të drejtën për t’u shprehur. Detyra jonë si deputetë është ndaj qytetarëve”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!