Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Protesta për Zvërnecin, politike”/ Çakërri: Largimi i Koçekut? Duhet të linte mandatin, deputete e bëri PS

schedule13:29 - 19 Qershor, 2026

schedule 13:29 - 19 Qershor, 2026

Deputetja e PS, Briseida Çakërri thotë se protesta për Zvërnecin është politike dhe se qytetarët e Vlorës e duan investimin.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çakërri u shpreh se protesta po zhvillohet në Tiranë dhe jo në Vlorë, aty ku do të realizohet projekti.

“Projekti është kryefjala kudo dhe arsyeja pse nisi protesta. Në Vlorë nuk ka protestë, qytetarët në Vlorë e duan këtë investim. Më duket pak e çuditshme që protesta ka në Tiranë, por në Vlorë jo. Këtu diçka nuk shkon. Këtu ka gjëra të tjera që nuk kanë lidhje me projektin. Projekti do bëhet, edhe pse ende nuk e kemi projektin në tavolinë. Besoj se kjo ishte një gjë e menduar, thirrjet janë politike për mazhorancën dhe opozitën. Janë futur partitë e vogla. Protesta është demokratike, qytetare. Pak ditë më parë, janë mbledhur turoperatorët në Vlorë, që i bënë thirrje protestuesve, pasi kanë pasur anulime rezervimesh. Patjetër që ka ndërhyrje, nuk mund të them emra. Aty ka dhe njerëz që janë qytetarë të thjeshtë, por ka edhe rryma të ndryshme që ndikojnë. Unë kam pikëpyetje e atyre që e organizojnë, pse nuk dalin, pse kërkojnë pushtet në tavolinë”, theksoi ajo.



Lidhur me largimin nga grupi i PS i deputetes Marjana Koçeku, Çakërri u shpreh se do ishte më e guximshme që ajo ta linte mandatin.

Kjo sipas Çakërrit, sepse Koçeku ishte në listë të mbyllur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dhe deputete e bëri sigla e PS.

Unë kam parë që ka rënie disi në numrin e njerëzve, ka ulje të pjesëmarrjes. Nëse nuk i vendosin kokë kësaj gjëje, nuk kanë për të arritur asgjë. Po bëjnë kërkesa nga më të ndryshmet. E ka humbur orientimin se ku po shkon kjo gjë. Nuk kam si të lexoj një veprim, kur një person që del në listat e mbyllura, nuk ke dale si indifid të marrësh vota me emrin tend, ke qenë në listë të sigurt. Nuk mund të dalësh i pavarur, nuk ka logjikë. Kur del nga lista e mbyllur, nuk ka logjikë fare. Nuk kemi dëgjuar asnjë pakënaqësi, çfarë ndodhi? Duhet ta thuash brenda grupit. Duhet ta japësh dorëheqjen para të gjithëve. Mendoj se do ishte më e guximshme nëse se do thoshte unë do e lë mandatin, sepse nuk është mandati im, por i PS”, nënvizoi Çakërri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!