Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbyllet procesi i vetingut/ Kreu i KPA: Përfundon tranzicioni i drejtësisë

schedule12:19 - 17 Qershor, 2026

schedule 12:19 - 17 Qershor, 2026

Kreu i KPA, Sokol Çomo ka deklaruar se është mbyllur procesi i vetingut, duke shënuar përfundimin e tranzicionit të drejtësisë.

Në ceremoninë përmbyllëse të Procesit të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. ÇOmo u shpreh se u krijuan kushtet që sistemi i drejtësisë të funksionojë mbi themele më të forta.

Çomo shtoi se sfida e përbashkët është garancia që qytetarët shqiptarë të kenë drejtësi.



“Ishte një përvojë e vështirë, dhe e dhimbshme. Ishte etapë që nuk ishte e lehtë për vendin tonë. Por kjo etapë ishte e nevojshme. Ne krijuam kushtet që sistemi i drejtësisë të funksionojë mbi themele më të forta. Sot po shënohet mbyllja e kapitullit të tranzicionit. Shqipëria po futet në shinat e duhura të demokracisë funksionale. Sfida jonë e përbashkët është që përjashtimi të mbetet përjashtim e normaliteti të jetë garancia se do ketë drejtësi për qytetarët”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!