Gjenerali, Dedë Prenga në një intervistë në emisionin “War Report” foli për zhvillimet fundit në konfliktet në botë. Gjatë intervistës, gjenerali Prenga, u ndal te lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe kërkesave të Perëndimit lidhur me këtë situatë, drejtuar SHBA për t’i kushtuar më shumë vëmendje tashmë këtij konflikti.
Sipas tij, edhe diskutimet në samitin e G7 janë përqendruar në zhvillimet e fundit të luftës dhe në nevojën që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol më aktiv në procesin e zgjidhjes së konfliktit.
Ai vlerësoi se si presidenti rus ashtu edhe ai ukrainas ndodhen në pozita të vështira politike dhe ushtarake, gjë që e bën procesin e negociatave më kompleks.
Megjithatë, sipas gjeneralit, shtimi i përpjekjeve diplomatike dhe presioni ndërkombëtar mund të krijojnë kushtet për një dialog më të strukturuar mes palëve në muajt në vijim.
“Pas uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ceremonisë që po vjen zyrtare në Gjenevë të Zvicrës, kjo tashmë dhe në takimin në ditën e dytë të G7, iu përkushtua tërësisht zhvillimeve në Ukrainë dhe mundësisë të kthimit të opinionit jo vetëm të europianëve por edhe të Shteteve të Bashkuara. A do të jetë e lehtë nënshkrimi i marrëveshjeje paqeje, kjo nuk është se duket, por liderët si ajo rus dhe ai Ukrainës janë në pozita të vështira. Intensifikimi i veprimeve ushtarake, dhe faktori ndërkombëtar që do përqendrohet totalisht te ky konflikt jam i bindur se do të cojë shumë shpejt në një tavolinë negociatash, pse jo edhe në arritjen e nënshkrimit të paqes. Por a do të jetë kjo e lehtë, unë them se jo”, tha ai.
/abcnews.al/



