Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar të martë masën “arrest në burg” për Moisi Habilaj, nën akuzë për trafik droge.

schedule13:21 - 16 Qershor, 2026

schedule 13:21 - 16 Qershor, 2026

Sipas informacioneve Habilaj ka kyçur gojën përpara trupës gjykuese.

Moisi Habilaj, rezultonte i shpallur në kërkim  ai u arrestua më 13 qershor në një beach bar në pronësi të familjarëve të tij në Borsh, ku qëndronte prej kohësh.

SIPAS dosjes rezulton se MoisiI Habilaj është shpallur fajtor për trafikim droge në 4 episode gjatë viteve 2013-2017 në Shqipëri dhe Itali Ku u dënua me 15 vite burgim nga Gjykata e Posaçme por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 10 vite.



Ndaj tij në 26 dhjetor të vitit 2018, Gjykata e Krimeve të Renda caktoi masën “arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Në 23 janar të këtij viti, Gjykata e Posaçme gjeti fajtor Moisi Habilajn dhe e dënoi këtë të fundit me 10 vite burg.

Habilaj, në kërkim prej vitesh, është dënuar edhe në shtetin italian me mbi 12 vjet burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Moisi Habilaj drejtoi një grup kriminal që merrej me trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!