Pritjes i erdhi fundit. Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, kampionët e botës në fuqi do të zbresin për herë të parë në fushë në këtë Botëror. Argjentina dhe Lionel Messi do të nisin me ndeshjen kundër Algjerisë misionin për të mbrojtur trofeun, megjithëse pak besojnë se mund të përsërisin triumfin e katër viteve më parë në Katar.
I vetmi në histori që ia ka dalë të fitojë Kupën e Botës dy herë radhazi është Brazili, në vitin 1958 dhe 1962.
Por ndryshe nga pjesa tjetër e botës, te suksesi besojnë argjentinasit, futbollistët dhe tifozët që kanë pushtuar Kansas City, aty ku do të luhet edhe ndeshja kundër Algjerisë.
Amerikano jugorët nuk duhet të kenë probleme për të kaluar skuadrën afrikane. Të paktën kështu thonë parashikimet.
Në të shkuarën, dy ekipet janë përballur vetëm një herë, në vitin 2027. Atëherë Argjentina fitoi 4-3 dhe Messi shënoi dy gola.
Një tjetër detaj në favor të kampionëve të botës, që pritet të prezantohen në “Botërorin 2026” me peshat e rënda në formacion.
Pasi u kursye në miqësoret përgatitore për turneun, Lionel Messi do të luajë si titullar në ndeshjen e parë të Botërorit të tij të gjashtë në karrierë.
Kjo do të jetë sfida e tij e 200 me kombëtaren argjentinase. Një tjetër rekord për “Pleshtin”, por që të tjerë pritet të vijnë për të gjatë kësaj Kupe Bote.



