Gjermania ka shënuar fitoren më të thellë deri më tani në Kampionatin Botëror, duke mposhtur bindshëm Curacao me rezultat 7:1 në ndeshjen e parë të Grupit E.
Edhe pse Curacao, një shtet me rreth 150 mijë banorë, shkroi histori duke u kualifikuar për herë të parë në Botëror, futbollistët gjermanë nuk treguan mëshirë dhe dominuan plotësisht takimin.
Ish-futbollisti Ledio Pano, i ftuar në “Futboll, jo Soccer” në ABC News, u shpreh se pavarësisht fitores së thellë, “Pancerave” u ka ikur shpirti. Ai theksoi se Gjermania nuk e ka atë madhështinë e viteve më parë pasi pika e saj më e fortë ka qenë grupi.
“Gjermanisë i ka ikur shpirt, por të marrësh Gjermaninë e 1990 apo Gjermaninë e 2014, ka qenë një ekipi që sado dobët të ishte, kishte grupin”, tha ai.
Gazetari Fatmir Mneri, u shpreh se futbolli ka ndryshuar shumë, duke vënë në pah se globalizmi ka bërë punën e vet.
“Nuk ke si pret që të jetë ai shpirti i dikurshëm, sepse globalizmi ka bërë punën e vet”, pohoi gazetari./abcnews.al



