Sebino Plaku në shënjestër të disa klubeve, në Kosovë dhe Shqipëri. Sulmuesi, i cili është nën kontratë me Llapin, mund të ndryshojë ambient së shpejti, por fillimisht duhet të zgjidhë çështjen e kontratës me klubin nga Podujeva.
Gazeta Sheshi raporton se në Superiore e duan klube si Partizani dhe Teuta. Me të kuqtë ai ka luajtur edhe më parë, kurse durrsakët e kanë tentuar edhe në verë.
Në garë për shërbimet e Plakut është vënë edhe Gjilani, klub që synon të përforcohet dhe të tentojë fitimin e titullit kampion në IPKO Superliga e Kosovës. /abcnews.al