Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Botërori nis pa surpriza/ Tahiri: Meksika ishte në formën më të mirë! Pano: Koreja e Jugut, ekip i disiplinuar

schedule20:45 - 12 Qershor, 2026

schedule 20:45 - 12 Qershor, 2026

Meksika nuk zhgënjeu në ndeshjen hapëse të “Botërorit 2026”, duke mundur 2-0 Afrikën e Jugut në sfidën e parë të Grupit A.

Ndërkaq, Koreja e Jugut përmbysi rezultatin duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj Republikës Çeke.

Në emisionin “Futboll, jo Soccer”, trajneri Ermal Tahiri deklaroi se Meksika ishte në formën e saj më të mirë.



Ndërsa trajneri Ledio Pano u shpreh se Koreja e Jugut tregoi ndaj Republikës Çeke se është ekip i disiplinuar.

Ermal Tahiri: Ishte spektakël, edhe Meksika ishte në formën më të mirë dje. Meksika e filloi në 2-0. Pjesa e parë ishte pjesë njohje për të dyja skaudrat, por më kërkuese është Koreja e Jugut. Koreja di të luajë futboll. Forca ishte kthimi i ndeshjes, nga 1-0, në 2-1. Ky botëror ka një veçori, kush fiton ndeshjen e parë, ka epërsi për ndeshjen e dytë dhe të tretë. Ajo që mendoj unë taktikisht, ishin shumë të qetë në fushë. Meksika gjithmonë luan fort.

Ledio Pano: Ne duhet të ishim në Botëror. Për mua ishte pak surprizë fitorja e Koresë së Jugut. Ishte ndeshje e luftuar, pjesa e parë ishte deri diku e barabartë. Çekia shënoi me forcën e saj, por që shënuan. Me humbjen e mbrëmshme, sigurisht që e ka vështirësuar pak daljen në grup. Koreja e Jugut tregoi se është ekip i disiplinuar. ka një mentalitet, ka një grup, janë të shpejtë. Meksika është një shkallë më lart besoj, se këto të treja. Afrika e Jugut dje tregoi që nuk ishte ekip. Mentaliteti i tyre la për të dëshiruar. Luajtën shumë hapur dhe bënë shumë gabime. Meksika besoj se do ta kalojë grupin, por nuk do shkojë më tepër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!