Meksika nuk zhgënjeu në ndeshjen hapëse të “Botërorit 2026”, duke mundur 2-0 Afrikën e Jugut në sfidën e parë të Grupit A.
Gjithçka e lehtë për organizatorët që në tempullin e futbollit “Azteka” dhe përpara atmosferës së shkëlqyer të tifozëve të tyre dominuan ndeshjen.
Kuinones vendosi pjesën e parë me golin e epërsisë për meksikanët në minutën e nëntë.
Pas pushimit, afrikanët mbetën me dhjetë lojtarë, ndërsa Himenez në minutën e 67-të dyfishoi shifrat.
Në minutat e mbetura, afrikanojugorët morën edhe kartonin e kuq të dytë, ndërsa edhe Meksika mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë.
Një rekord, pasi asnjëherë më parë një ndeshje hapëse në Botëror nuk ishin marrë tre kartonë të kuq.



