Në një kohë kur debati publik dominohet shpesh nga fenomeni i largimit të të rinjve nga Shqipëria, ka histori që na kujtojnë se vendi ynë po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion mundësish, investimesh dhe zhvillimi. Një prej këtyre historive është zgjerimi i pranisë së kompanisë italiane LUTECH në Shqipëri.
Me mbi 250 të rinj të punësuar, të gjithë të diplomuar dhe të përgatitur profesionalisht, LUTECH po dëshmon se Shqipëria ka kapital njerëzor cilësor dhe konkurrues.
Një prezantim rreth kompanisë, u bë nga CEO Giuseppe Di Franco dhe Drejtuesi i Qendrës Globale të Kompetencës, Gianluca Ciminata.
Gianluca Ciminata: Mirë se vini në këtë shtëpinë tonë, LUTECH. Kemi kërkuar të gjejmë një vend që të ishte një lloj hibridi, sepse duhet të ketë dritë dhe vizion, që është AJO QE KEMI REALIZUAR ne ME të rinje shqiptarë dhe italianë.
Prandaj, për mua është një moment vërtet i rëndësishëm t’ju kem të gjithëve këtu. Dua tju falënderoj të gjithëve, të falënderoj ministren, të falënderoj ambasadorin italian që janë sot te pranishëm me ne.
Sot do t’ju tregojmë pak më shumë se çfarë është grupi LUTECH. Dëshiroj të ftoj këtu pranë meje Giuseppe Di Pranco, CEO-n tonë të grupit.
Giuseppe Di Franco: Faleminderit. Para së gjithash, duhet të them se më vjen pak keq të shoh që kjo zyrë është shumë më e bukur se ajo ku punoj unë në Milano, dhe kjo më krijon pak… (qesh). Mënjanë shakatë, jam vërtet shumë i lumtur të shoh një seli kaq të bukur, kaq të gjerë dhe kaq moderne në krahasim me të mëparshmen.
Ky është një tregues i qartë i rritjes dhe i rëndësisë që ne po i japim Shqipërisë. Nuk e di nëse është e përshtatshme të flas në italisht? Ta bëjmë në anglisht? Mirë, vazhdojmë në italisht, këtë e kam vënë re që në fillim.
Një prezantim i shkurtër për ata që ende nuk na njohin në këto përmasa, të cilat ndryshojnë shumë shpejt: LUTECH sot është një nga aktorët kryesorë në botën digjitale në Itali. Madje, ndoshta duhet ta përditësojmë këtë slide dhe të heqim fjalën “italiane”, sepse objektivi ynë është të bëhemi një platformë evropiane, shqiptare dhe ndërkombëtare, duke u pozicionuar si një nga aktorët kryesorë në Evropë.
Kemi një xhiro prej një miliard eurosh dhe një rritje të rëndësishme me dy shifra. Mendoj se ka dy elemente shumë domethënëse. I pari është madhësia e investimeve në kërkim dhe zhvillim, investime që po i bëjmë edhe këtu në Shqipëri. Jemi ndër grupet që investojnë më shumë në kërkim, zhvillim dhe inovacion, me një fokus të fortë te Inteligjenca Artificiale, të cilën e konsiderojmë një nga revolucionet më të mëdha dhe ku do të jemi pa dyshim protagonistë.
Elementi i dytë që dua të theksoj është se, si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali, Spanjë dhe në të gjitha vendet ku jemi të pranishëm, kemi zhvilluar një anketim mes të gjithë punonjësve, i cili e ka identifikuar LUTECH si një “Great Place to Work”. (vend i shkelqyeshem per te punuar) Ky është një anketim anonim i realizuar nga një auditor i pavarur dhe mendoj se ky është një element shumë i rëndësishëm stabiliteti.
Kjo na jep besim për të investuar pozitivisht në zhvillimin dhe të ardhmen e pranisë sonë në Shqipëri. Të jesh në gjendje të tërheqësh talente dhe njerëz është thelbësore. Kur flasim për digjitalizimin dhe Inteligjencën Artificiale, besoj se burimi më i rëndësishëm nuk janë teknologjitë për të cilat flitet shpesh në media, si OpenAI, Anthropic apo platforma të tjera, por njerëzit dhe talentet që dinë t’i përdorin ato.
Kjo është ajo që kemi gjetur këtu në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera ku operojmë. Për ne ky është një element shumë i rëndësishëm. Mirë, le të vazhdojmë. Këtë pjesë do ta prezantosh ti?
Gianluca Ciminata: Po, kjo është paksa panorama e Ballkanit në vitin 2026. Aktualisht kemi 250 profesionistë. Duhet të them se kemi filluar në vitin 2018 me vetëm 50 persona, kështu që arritja në 250 punonjës është një sukses i madh.
Ajo që është e rëndësishme në këtë slide është se ne mbështesim klientë të ndryshëm në fusha të ndryshme, por gjëja më e bukur është se kemi një ekip shumëgjuhësh. Flasim anglisht, gjermanisht dhe kemi edhe një ekip të vogël frankofon.
Ajo që e bën këtë realitet të veçantë është se ne ndjekim projekte si për grupin, ashtu edhe projekte ndërkombëtare. Kjo, sipas nesh, sjell një diversitet që na dallon edhe brenda vetë grupit LUTECH.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm, për të cilin kemi folur edhe me Edlirën dhe me Ministren e pranishme, është besimi ynë te talentet. Ne investojmë shumë në akademi, shpenzojmë shumë kohë dhe përdorim modele që na ndihmojnë të zhvillojmë programe formimi. Gjëja më e rëndësishme është rritja profesionale e të rinjve.
Më vonë do të bëjmë një vizitë në zyrat tona. Donim të gjenim një ambient të rehatshëm ku të gjithë të mund të punonin së bashku, por gjithashtu të përfshiheshin në projekte sfiduese. Kemi fatin të ndjekim projekte me nivel shumë të lartë profesional, për klientë enterprise, dhe shumë prej tyre menaxhohen drejtpërdrejt nga Shqipëria.
Këto janë disa nga markat me të cilat punojmë aktualisht nga Shqipëria dhe mendoj se kjo është një arritje për të gjithë ne. Disa prej tyre kanë vendosur madje të hapin qendra kompetencash këtu. Një nga klientët tanë, Amplifon, besoi në këtë projekt dhe në idenë për të krijuar një Competence Center Shqiptare të dedikuar ekskluzivisht për ta, me një ekip të dedikuar vetëm për nevojat e tyre. Ky ishte një lloj pionieri dhe më pas erdhën marka të tjera nga moda, energjia dhe sektorë të ndryshëm.
Për shembull, për MSC Crociere ne bëjmë diçka shumë interesante: kur ju hipni në një anije kroçere dhe përdorni kartën për të hapur kabinën tuaj, i gjithë sistemi që qëndron pas atij shërbimi menaxhohet nga Shqipëria. Pra, nëse karta juaj nuk funksionon, tashmë e dini ku duhet të telefononi…
Ky është simbol i projekteve të ndryshme dhe teknologjive të ndryshme. Ne besojmë se vlera e vërtetë qëndron në krijimin e kompetencave dhe në zgjerimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale. Për këtë slide do të doja që Giuseppe të komentonte pak më tej këtë aspekt.
Giuseppe Di Franco: Kjo slide dëshmon një angazhim konkret. Kur filluam të punonim këtu, thamë se do të arrinim në 200 persona. Sot jemi 250. Objektivi që po i vendosim vetes tani është të arrijmë në 500 persona. Ky nuk është një slogan, por një angazhim i bazuar në aktivitetet dhe projektet që po zhvillojmë, si dhe në vullnetin e LUTECH për të vazhduar zgjerimin e pranisë së saj në Shqipëri.
Kjo do të thotë të dyfishojmë përmasat aktuale dhe ta bëjmë këtë si pjesë e një ekosistemi më të gjerë. Dua të përmend veçanërisht ekosistemin universitar, i cili është strategjik për ne këtu, ashtu si në Itali dhe në vendet e tjera ku operojmë.
Përtej numrave dhe personelit, elementi ku do të fokusohemi më shumë është zhvillimi i projekteve me përmbajtje të lartë inovative. Kjo do të thotë të pozicionojmë dhe të zhvillojmë kompetencat në Inteligjencën Artificiale për realizimin e projekteve si për klientët tanë, ashtu edhe për projektet e financuara nga Bashkimi Evropian, si dhe për krijimin e zgjidhjeve dhe produkteve të reja.
Një element tjetër shumë interesant është forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me qendrën tonë më të madhe të kërkimit dhe zhvillimit në Bari. Kjo qendër është ndërtuar gjatë viteve të fundit dhe sot ka mbi 400 punonjës.
Është bërë një realitet shumë i rëndësishëm për ne, veçanërisht për cilësinë e kërkimit dhe zhvillimit që po gjeneron, e cila tashmë është e pranishme pothuajse në të gjitha aktivitetet tona projektore.


