Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Juxhina Sotiri thotë se Irani po përdor ngjarjet që po ndodhin në Shqipëri, referuar edhe protestës.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Sotiri u shpreh se me Iraninm lufta hibride ndodhi që kur vendi ynë strehoi opozitën iraniane.
Ndërsa ekpserti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Xhavit Shala deklaroi se duhen marrë masa të forta për krimin kibernetik, pasi Irani na ka sulmuar në të kaluarën.
Juxhina Sotiri: Ne nuk jemi gati jo për një përplasje me Iranin, apo investime të huaja si ato amerikane. Shqipëria është vendi më pro amerikan. Ne nuk jemi gati të japim sigurinë kombëtare në një tabaka, përtej këtyre investimeve, ku shqiptarët nuk kanë transparencën. Problemi më i madh që po hasim në këto momente, do thoja që këto videot me AI, janë një lloj parodie, që shkojnë në një linjë me diskursin europian. Mund të themi që në këtë pikë, Irani bëhet bashkë me interesat e Shqipërisë dhe BE për mbrojtjen e mjedisit. Lufta hibride ka nisur në momentin që Shqipëria ka akomoduar MEK-un, por edhe rezolutën ndaj Iranit. Nuk e shoh influencën aq të madhe, sa përdorimit që i bën Irani. Por kjo nuk do të thotë që jemi në luftë hibride me Iranin.
Xhavit Shala: Mendoj që mos të bëhemi përhapës të këtyre videove. Duke arritur të menaxhojnë rastet apo të izolojnë rastet e ndërhyrjes së paligjshme. Ka ndërhyrje. Duhet të ketë filluar, ndonjë institucion të bëjë kallëzim në prokurori. Duhet hetim. Shteti ndodhet para një dileme, ta bëjmë publik informacionin që kanë, apo ta qartësojnë publikun edhe për këtë pjesë të luftës hibride. Mendoj që informacioni që dhanë është shumë i vlefshëm. Irani ka disa arsye të forta, do më dukej çudi po të mos vepronte.


