Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zhdukja e Eglant Koçit/ Dalin pamjet kur Armand Shakaj largon motorin e tij dhe kthehet në këmbë

schedule13:29 - 10 Qershor, 2026

schedule 13:29 - 10 Qershor, 2026

Gjykata penale e Tiranës la në burg Enea Zyferin, kamarierin e lokalit në pronësi të Armand Shakaj, një person i shpallur në kërkim për pengamarrjen e 34 vjeçarit Eglant Koçi, i cili prej datës 5 qershor është shpallur i zhdukur.

Para trupit gjykues ai deklaroi se Armand Shakaj i kishte kërkuar të fikte dritat, sepse do të nxirrte një frigorifer.

“Armand Shakaj, më kërkoi të fikja dritat. Më tha se do të nxirrte një frigorifer. Nuk kam asnjë dijeni për fatin e Eglant Kocit. E njoh, sepse punoj si kamerier në lokalin e Armandit” – mësohet të ketë thënë ai.



Sakaq ABC News ka siguruar video ku shihet Armand Shakaj që largon motorrin e Eglant Koçit dhe pas disa minutash kthehet në këmbë. Motorri u gjet 2 ditë pas zhdukjes së 34-vjeccarit pikërisht më 6 qershor në zonën e 5 Majit.

Eglant Koçi u denoncua i zhdukur nga familjarët, ndërsa ka dyshime se ai është rrëmbyer, është mbajtur peng dhe është vrarë.

Nga provat e grumbulluara deri më tani nga grupi hetimor, rrethanore dhe shkencore ka dyshime se 35-vjeçari të jetë vrarë dhe me pas trupi të jetë zhdukur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!