Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Summertime Show” në ABC News/ Turistët, pushimet dhe bregdeti, live nga jugu i Shqipërisë

schedule18:43 - 9 Qershor, 2026

schedule 18:43 - 9 Qershor, 2026

Vera ka trokitur zyrtarisht dhe ABC News sjell magjinë e bregdetit shqiptar drejtpërdrejt në ekranet tuaja. Çdo pasdite, nën drejtimin e gazetares Albana Ruçi, nis emisioni më i ri veror “Summertime Show”, një dritare ekskluzive live nga jugu i Shqipërisë.

Ky emision do të jetë udhërrëfyesi juaj përgjatë rivierës, duke sjellë përmes lidhjeve direkte pulsin e vërtetë të sezonit turistik.

Në fokus të “Summertime Show” do të jenë pushimet, atmosfera e plazhit dhe përshtypjet e turistëve vendas e të huaj që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar ditët e nxehta.



Me një format dinamik, intervista spontane dhe plot ngjyra, gazetarja Albana Ruçi do të përcjellë çdo pasdite gjithçka që ndodh në jugun e vendit. Nëse doni të zbuloni trendet e kësaj vere, plazhet më të bukura dhe atmosferën e pushimeve, mos e humbisni “Summertime Show” çdo pasdite në ABC News!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!