Rama: Mali i Zi nuk ka gjë tjetër vec turizmit, si ndodh që kanë pagat e pensionet më të larta në rajon, e sollën turizmin në nivelin e turizmit të luksit. Pak gjëra mund të jenë të krahasueshme me budallikun se
Ajo cfarë sjell një turist në një resort luksoz është shumë më pak në aspektin e trysnisë, trafikut e me radhë. Është ai që e mbron një vend nga ajo cka mund ti shkaktojë turizmi masiv.
Turizmi masiv është një ambasador për Shqipërinë, por nuk mund të vijojmë në këtë mënyrë, na duhet turizëm luksoz për të ndryshuar shkallën e të ardhurave.
Flamingot, e dini kur nisën të kthehen se kur ne morëm qeverinë nuk kishte. Humbëm shumë për shkak të gjuetisë së paligjshme. U kthyem pas moratoriumit për gjuetinë e paligjshme dhe prerjen e pyjeve. Shihni me pamje ku është jeta e egër e ku është. E di unë nuk jam tërheqës, nuk jam një protestues që mbush shpirtin e gjithë ideologëve nëpër botë. Askush nuk mund të më japë leksione mua për mjedisin, krijuam ligjin e parë hartën e parë të zonave të mbrojtura dhe të parin regjistër e të parin inventor. Shqipëria një nga vendet me sipërfaqen më të madhe të zonave të mbrojtura e tani duhet të dëgjojmë se ne qenkemi rreziku e paskemi ndryshuar ligjin për ti dhënë hapsirë Kushner të shkatërrojë bregdetin tonë. Kjo është gënjeshtër. Në 2024 bëmë ndryshime për të specifikuar cfarë lejohej e cfarë jo në kategori të ndryshme të zonave të mbrojtura. Zona ku flasim ka qenë gjithmonë e kategorisë 5, nuk ka të bëjë me Vjosën e Nartë. Vjosa e Narta është prekur e nuk do të preket. Ky projekt do të jetë një tjetër provë që natyra e zhvillimi bashkëjetojnë. Natyra nuk mund të jetë mallkim për mirëqënien e njerëzve.


