Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arsimi profesional/ Eksperti i punësimit: Të rinjtë po e kuptojnë se zanati është zgjedhje e duhur!

schedule14:26 - 9 Qershor, 2026

schedule 14:26 - 9 Qershor, 2026

TIRANË- Rritet interesi për arsimin dhe formimin profesional. Pjesëmarrja ka arritur në rreth 19.4% në rang vendi.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se arsimi profesional është transformuar dhe rreth 63% e nxënëseve që kualifikohen në arsim profesional arrijnë të integrohen menjëherë në tregun e punës.

Deri ne vitin 2030, synohet që 1 në 3 nxënës te ndjekin arsimin profesional.



Eksperti i punësimit, Erion Muça, i ftuar në emisionin Money Report”, ka theksuar se prirja e të rinjve drejt arsimit profesional në Shqipëri është një zhvillim pozitiv dhe në përputhje me kërkesat aktuale të tregut të punës.

Sipas Muçës, gjithnjë e më shumë të rinj po e kuptojnë se formimi në një zanat ofron akses më të shpejtë dhe më të sigurt në punësim, duke e bërë arsimin profesional një nga zgjedhjet më praktike për të ardhmen.

Megjithatë, ai ka ngritur edhe shqetësimin për nevojën e përmirësimit të kurrikulave në shkollat profesionale, në mënyrë që ato të jenë më të përshtatura me kërkesat reale të tregut dhe zhvillimet teknologjike.

Muça theksoi gjithashtu se masivizimi i arsimit profesional nuk duhet të shoqërohet vetëm me nxënës me rezultate të dobëta, por duhet të përfshijë edhe të rinj me prirje dhe nivel të lartë , duke e rritur kështu cilësinë e këtij sistemi arsimor.

Sipas tij, bizneset shqiptare po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për studentët që vijnë nga arsimi profesional, madje kërkesa e tregut për staf të kualifikuar është më e lartë se numri i të diplomuarve që prodhon aktualisht sistemi arsimor.

“Prirja e të rinjve drejt arsimit profesional është pozitive, sepse kjo i përgjigjet nevojave që ka tregu në Shqipëri dhe shumë të rinj po e kuptojnë se të marrit një zanat është zgjidhja më optimale që mund të bëhet, me qëllim aksesin sa më të shpejtë në tregun e punës, kjo tendencën në gjykimin tim do jetë po e tillë.

Numri i të rinjve që do zgjedhin arsimin profesional do vijë duke u rritur. Por ka nevojë për ndryshime në kurrikula. Masivizimi i shkollave profesionale të mos bëhet vetëm, nga nxënës të dobët, por edhe ata që kanë prirje dhe që kanë një nivel.  Bizneset po i japin hapësirë studentëve që vijnë nga arsimi profesional.

Bizneset shqiptare kanë më tepër nevojë se sa numri që nxjerrin shkollat profesionale. Shkollat duhet të nxjerrin jo vetëm numra, por të nxjerrin cilësi. Bizneset kërkojnë staf të kualifikuar”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!