Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pjesëmarrja në protestë/ Sondazhi: 46 për qind e shqiptarëve ‘e braktisën’, 52 për qind shprehen pro investimit në Zvërnec

schedule22:26 - 8 Qershor, 2026

schedule 22:26 - 8 Qershor, 2026

Prej 9 ditësh në kryeqytet po zhvillohen protesta për investimin në Zvërnec. Sondazhi ‘Zëri i Shqiptarëve’ publikoi rezultatet e të anketuarve lidhur me pjesëmarrjen në protestë. Vetëm 1 për qind e shqiptarëve kanë marrë pjesë të paktën në një protestë. Mbështetja për investimin në Zvërnec është në masën 52 për qind, që përkon edhe me atë që nuk i janë bashkuar protestës. Ndërsa 46 për qind shprehen skeptikë dhe thonë se pjesëmarrja e tyre ‘e munguar’ është si pasojë e mungesës së shpresës.

KAMPIONI: 1475 banorë të rritur të Shqipërisë

• Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.



• Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike.

• Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.5%

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!