Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

schedule11:49 - 7 Qershor, 2026

schedule 11:49 - 7 Qershor, 2026

Gjashtë mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen përgjatë kilometrave të parë të autostradës Tiranë–Durrës. Pas përfundimit të punimeve për zgjerimin e aksit rrugor, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur procedurat për realizimin e elementëve të tjerë të projektit, të fokusuar në përmirësimin e aksesit për banorët e zonës.

Ndërtimi i këtyre mbikalimeve do t’u mundësojë banorëve që jetojnë përgjatë autostradës të lëvizin më lehtë dhe në mënyrë më të sigurt, përmes pikave të dedikuara të kalimit.

Procedura e tenderimit pritet të mbyllet më 15 qershor. Pas shpalljes së fituesit, punimet do të nisin menjëherë. Përveç ndërtimit të 6 mbikalimeve, projekti parashikon edhe instalimin e sistemit të ndriçimit, gjelbërimin e zonave përkatëse, vendosjen e barrierave akustike, si dhe ndërhyrje të tjera plotësuese.



Sipas projektit të ARRSH-së, mbikalimet do të vendosen në këto pika: i pari pas objektit të VEKO Group, i dyti rreth 50 metra pas Universitetit Polis, duke siguruar akses për banorët e zonës së Yrshekut. Mbikalimi i tretë do të ndërtohet pak metra pas QTU-së, i katërti në afërsi të BRUNES, i pesti rreth 100 metra përpara objektit të FedEx Albania, ndërsa i gjashti pranë Autostar.

Gjatë një inspektimi të punimeve për zgjerimin e autostradës Tiranë–Durrës, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, theksoi se garantimi i aksesit për banorët që jetojnë përgjatë këtij aksi rrugor është një nga komponentët kryesorë të projektit, zbatimi i të cilit pritet të nisë së shpejti në terren.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!