Një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Richter lëkundi vendin në fillim të këtij viti.
Lëkundja është regjistrur me epiqendër detin Adriatik rreth orës 03:53 me një thellësi prej 10 km.
Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm shkundi vendin vitin e shkuar, në 26 Nëntor e si pasojë humbën jetën 51 persona.
Sipas sizmologëve pasgoditjet do të vazhdojnë dhe janë fenomen normal pas një tërmeti të fortë si ai i 26 nëntorit. /abcnews.al