TIRANË- Gjykata e Posaçme dënoi këtë të enjte Erio Zejnon, një prej anëtarëve të grupit kriminal të Leonard Luzit, i cili mori pjesë në tentativën e vrasjes së Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, në 8 gusht të vitit 2023 në Vlorë.
Zejko u dënua me 11 vite burg, dënim i cili u reduktua në 7 vite e 4 muaj për shkak se ai u gjykua me procedurën e shkurtuar, lidhur me kryerjen e veprave penale “sigurim të kushteve për të kryer vrasje”, “mbajtje pa leje e armëve” në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Zejno u gjet fajtor si person i cili ka patur rol aktiv në ngjarjen e vitit 2023, ku sipas hetimeve të kryera nga SPAK, porositës i atentatit ishte Leonard Luzi, i cili organizoi një grup me qëllim eliminimin e Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashaj.
Erio Zejno ka patur rolin e ndihmësit, pasi ai në bashkëpunim me Muharem Koroveshin dërguaN armë zjarri te banesa e Amarildo Nikollit në Vlorë dhe me pas ndihmuan këtë të fundit në terren për te lokalizuar Hajrullën dhe Matodashajn.
Veprimet hetimore që kreu prokuroria e posaçme treguan se ngjarja ndodhi për motive hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit në këtë qytet.
Arrestimi i Amarildo Nikollit dhe më pas përfitimi nga ana e tij e statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndihmoi prokurorët e SPAK të zbardhnin ngjarjen.
Lidhur me të njëjtën çështje, Gjykata e Posaçme ka dënuar më herët me 11 vite burg Leonard Luzin , i cili përfitoi ulje dënimi në 7 vite e 4 muaj dhe përfundimisht me 2 vite e 9 muaj u dënua Amarildo Nikolli, i cili disa muaj më parë u lirua nga qelia.
abcnews.al



