Vlorë, IKMT nisi shembjen  e 40 objekteve në qendrën historike

schedule10:57 - 23 Janar, 2018

schedule 10:57 - 23 Janar, 2018

Ka filluar shembja e objekteve të tjera,  të cilat pengojnë ecurinë e projektit të Rikualifikimit të Qendrës Historikë të Vlorës.  Janë rreth 40 objektë të skualifikuara nga ALUIZNI, të cilat do të shemben në këtë fazë të parë. Nga IKMT mësohet se janë kryesisht  katet e treta të godinave ato që do shemben. Por do të rrëzohen edhe muret rrethuese të disa ndërtesave në qendrën historike të qytetit. Deri tani nuk ka patur kundërshtime nga pronarët e objekteve. Aksioni do të vazhdojë disa dite dhe më pas do të fillojë zbatimi i projektit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!