Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

  • Po 46%
  • Jo 40%
  • Nuk e di 13%
Loading ... Loading ...
 

Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është autori që vrau një polic e plagosi një tjetër në Lozhan

schedule10:07 - 4 Qershor, 2026

schedule 10:07 - 4 Qershor, 2026

Ky që shihni në foto është autori, Violand Braçellari, i cili qëlloi për vdekje efektivin në Maliq,  Enea Mekolli, teksa la të plagosur policin tjetër Edison Adri.

Sipas informacioneve të siguruara nga ABC News, ai ishte ushtarak dhe njohës shumë i mirë i armëve.

Braçellari është dënuar në mungesë me 10 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.



Braçellari ka vepruar i vetëm. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës ku ai qëndronte, në një zonë të njësisë administrative Lozhan.

Vetë i shpalluri në kërkim ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe është vënë në pranga nga forcat e Policisë. Ndërkohë, efektivi i plagosur pritet të transportohet drejt Tiranës me helikopter për trajtim të specializuar mjekësor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!