Violand Braçellari është autori që vrau policin Enea Mekolli, teksa la të plagosur policin tjetër Edison Adri.
Braçellari është dënuar në mungesë me 10 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Braçellari ka vepruar i vetëm. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës ku ai qëndronte, në një zonë të njësisë administrative Lozhan.
Vetë i shpalluri në kërkim ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe është vënë në pranga nga forcat e Policisë. Ndërkohë, efektivi i plagosur pritet të transportohet drejt Tiranës me helikopter për trajtim të specializuar mjekësor./abcnews.al


