Belgjika tregon forcën në prag të “Botërorit 2026”, duke fituar një miqësore të “formatit” të turneut, si ajo në transfertë kundër Kroacisë.
Skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia imponoi shifrat 2-0 në sfidën e luajtur në stadiumin e Rijekës, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë.
Ai i epërsisë mban firmën e Tilemans në minutën e 38-të, që vendosi edhe fraksionin e parë.
Pas pushimit, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fundin e kohës së rregullt.
Pavarësisht përpjekjeve, Luka Modriç dhe shokët e tij nuk arritën të evitojnë humbjen, madje, ajo u bë më e tyhellë në minutën e gjashtë shtesë.
Belgjika vulosi fitoren me golin e dytë, duke marrë një tjetër lajm të mirë, pasi ai që shënoi ishte Lukaku. Kjo ishte rrjeta e parë për sulmuesin e Napolit, i cili për shkak dëmtimit mungoi në të gjitha sfidat kualifikuese.
Me këtë fitore, Belgjika kërkon të herë pas krahëve zhgënjimet në turnetë e fundit Botërorë dhe Europianë, ndërsa Kroacia duket largë skuadrës që në Kupën e fundit të Botës u rendit në vendin e tretë.


