Ndërsa temperaturat ngrihen dhe vera vjen, shqiptarët mendojnë më tepër për plazh se sa për politikë.
Sezoni turistik sapo është çelur dhe gjithmonë debate lidhet me çmimet.
A janë çmimet e larta në Shqipëri? Ja si përgjigjen të anketuarit në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News.
Mbi 65% e shqiptarëve thonë se rritjen e çmimeve e kanë të dëgjuar nga të njohur. 29% janë të bindur se çmimet janë të larta sepse e provojnë personalisht.
5.3% të tjerë, nuk mendojnë se çmimet janë të larta.

KAMPIONI: 1412 banorë të rritur të Shqipërisë • Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. • Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. • Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.6%


