Mesazhi i Peter Beyer për një emër të ri në krye të PD. Por cili është kryetari i ri që kishte në mendje gjermani Bejer?
Në sondazhin “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, 33.6% janë të sigurt se e kishte fjalën për Jorida Tabakun, vetëm 7% mendojnë se Gazment Bardhi.
Por një shumicë prej 59%, nuk janë as për njërin as për tjetrin.
Të dy i shohin si krahë të Berishës dhe jo alternativa. Pra, Bejer ka patur në mendje dikë tjetër, me siguri dikë që sot Berisha nuk e ka në krah por përballë.
KAMPIONI: 1412 banorë të rritur të Shqipërisë • Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. • Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. • Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.6%


