TIRANË– Kohët e fundit mesazhet negative vijnë nga Gjermania. Por këtë herë, “bomba” plasi brenda Kuvendit Kombëtar të PD. Deputeti i kancelarit Merz, Peter Beyer kërkoi zgjedhjen e një kryetari të ri, ndërkohë që Berisha sapo është rizgjedhur.
“Bomba” e dytë vjen nga vetë qytetarët. Mbi 53% e tyre e mbështesin deklaratën e Peter Beyer dhe kërkojnë zgjedhjen e një kryetari të ri në krye të PD, jo Berishën, sipas sondazhit të “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News.
Socialistët në masë 28% mendojnë po njëjtën gjë, meqenëse Berisha ishte me gjermanët kundër integrimit europian, tani le ti dëgjojë edhe për kreun e ri të PD. Kurse 18.5% demokratë mbeten besnikë të doktorit. Thonë se gjermani këtë herë e teproi.

Metodologjia e sondazhit:
KAMPIONI: 1412 banorë të rritur të Shqipërisë
• Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit.
Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
• Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
• Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.6%/abcnews.al


