Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Egnatia bën “tris” titujsh/ Skuadra nga Rrogozhina, kampione për herë të tretë radhazi

schedule12:42 - 1 Qershor, 2026

schedule 12:42 - 1 Qershor, 2026

Egnatia është kampionia e re e Shqipërisë. Më saktë e vjetër, me skuadrën nga Rrogozhina që për herë të tretë ngre lart trofeun më të rëndësishëm të futbollit në vend. Një konfirmim i një cikli fitues, në stafetën e pankinës të marrë tashmë nga Nevil Dede.

Triumfi i tretë radhazi në Kategorinë Superiore për Egnatian u gatua në “final four” dhe u finalizua me fitoren 2-0 ndaj Dinamo City në sfidën e fundit të luajtur në “Elbasan Arena”.

Një sukses i merituar dhe i salduar që në pjesën e parë me Alesandro Albanese, autor i dy golave.



Italiani shënoi me 11 metërsh në minutën e 29-të për epërsinë, ndërsa po vetë në të 39-ën dyfishoi shifrat dhe vulosi fatin e ndeshjes dhe të titullit kampion për Egnatian, e cila vijon të dominojë Kategorinë Superiore.

Vetëm për statistika vlen fitorja e Elbasanit në sfidën tjetër finale. Skuadra e Gvozdenovic mundi me përmbysje 2-1 Vllazninë, ndërsa në këtë sezon duhet të kënaqet me vendin e dytë.

Bekim Balaj kaloi në epërsi shkodranët në nisje të pjesës së dytë, por për të besuarit e Edi Martinit nuk do të kishte një fitore “të vogël”.

Vetëm tre minuta më pas, Lajthia barazoi shifrat me një gol të bukur, ndërsa Abas në minutën e 64 ktheu shifrat për Elbasanin, që mbyll me nder Kategorinë Superiore me rolin e nënkampionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!