Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Egnatia nuk ia del në Irlandë/ Kampionia jonë “bie” jashtë fushe në Ligën e Europës

schedule11:40 - 5 Gusht, 2026

schedule 11:40 - 5 Gusht, 2026

Ndoshta nuk pritej kjo diferencë. Egnatia nuk ia doli dot në ndeshjen e parë të turit të tretë të Ligës së Europës luajtur në Irlandë, duke pësuar një humbje jo vetëm në shifra, por edhe në lojë.

Kampionia e Shqipërisë u mund 3-1 nga rivali Shamrok Rovers dhe do t’i duhet të fitojë me 3 gola diferencë në sfidën e dytë në Rrogozhinë në Ligën e Europës.

Të besuarit e trajnerit Nevil Dede shkuan në ishullin verior europian me bindjen se ishin të paktën të barabartë me kundërshtarin, në mos superiorë, pasi u eliminuan nga Champions vetëm me penallti nga Celje e Sllovenisë.



Gjithsesi, realiteti ishte ndryshe. Vendasit luajtën më mirë dhe shënuan të parët, Bërk me penallti.

Sidoqoftë, ekipi shqiptar barazoi që në pjesën e parë në 41’, me golin që fillimisht iu dha lojtarit tonë Haime, por që pastaj u saktësua si autogol.

Pas pushimit, irlandezët shënuan dy herë brenda dy minutave duke fituar ndeshjen. Pikërisht pjesa e dytë e ndeshjes bëri diferencën dhe Shamroku ishte dukshëm më lart, e mund të kishte shënuar edhe herë të tjera. Sfida e kthimit luhet në Arenën e Rrogozhinës në 13 gusht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!