Ballkani po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet turistike më të kërkuara në Evropë, duke tërhequr këtë vit një vëmendje të jashtëzakonshme nga vizitorët ndërkombëtarë, shkruan Pablo Sanchez-Montanes në një artikull të botuar në revistën spanjolle “La Vanguardia”.
Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina po dallohen si pika kyçe të këtij itinerari të ri turistik, falë kombinimit të peizazheve natyrore, trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të ofertës turistike, që po e pozicionon rajonin si një alternativë gjithnjë e më konkurruese kundrejt destinacioneve tradicionale mesdhetare.
Një nga itineraret më të kërkuara turistike në Evropën Juglindore përfshin Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, duke ofruar një udhëtim unik mes bregdetit Adriatik, qyteteve historike dhe peizazheve malore mbresëlënëse.
Ajo ë vihet re është kombinimi në qytete mesjetare, peizazhe bregdetare të Adriatikut dhe vendet me trashëgimi të pasur kulturore në një përvojë 10-ditore.
Shqipëria si pikë qendrore;
Shqipëria luan një rol qendror, duke ofruar një hyrje të plotë në Ballkanin perëndimor.
Nga Tirana dinamike, te Shkodra historike dhe veriu malor i vendit, Shqipëria paraqitet si një destinacion që kombinon autenticitetin, historinë dhe peizazhet natyrore.
Kryeqyteti shqiptar është një shembull i transformimit urban në rajon, ndërsa zonat veriore pasqyrojnë një trashëgimi të thellë historike dhe natyrore që mbetet ende e paprekur nga turizmi masiv.


