Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turistët irlandezë zbulojnë Vlorën/ Qyteti bregdetar vijon të tërheqë vizitorë nga Europa dhe bota

schedule13:48 - 28 Maj, 2026

schedule 13:48 - 28 Maj, 2026

Vlora po vijon të mbetet një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj, me një fluks gjithnjë e në rritje vizitorësh nga vende të ndryshme të Europës dhe botës.

Këtë herë, një grup turistësh nga Irlanda kanë zgjedhur Shqipërinë për disa ditë pushimi, ku një pjesë të qëndrimit të tyre e kanë kaluar në qytetin bregdetar të Vlorës.

Gjatë vizitës së tyre, ata kanë ndjekur një itinerar të kombinuar mes bregdetit, zonave historike dhe objekteve kulturore e fetare të qytetit, duke përjetuar nga afër edhe trashëgiminë dhe jetën urbane të Vlorës.



Të ardhur nga një vend me klimë më të ftohtë si Irlanda, turistët janë shprehur të surprizuar nga moti, mikpritja dhe gastronomia vendase, duke e cilësuar Shqipërinë si një zbulim të këndshëm për pushimet e tyre.

Vlora, ndërkohë, vijon të forcojë pozicionin e saj si një nga qendrat kryesore turistike në vend, ku çdo vit shtohet numri i vizitorëve dhe i kombësive të ndryshme që zgjedhin qytetin për pushime.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!